Pasi i kaloi 10 vit te Borussia Dortmund, Sven Mislintat ka gjetur gjuhen e përbashkët me Arsenalin që të jetë kreu i skautëve.
Klubi anglez vendosi që ta marr Mislintat duke ia paguar klauzolën prej 1 milion eurove.
“Jemi të lumtur që Sven u bashkua me ne”, ka thënë Wenger.
Gjermani me punën e tij ka arritur që të ofrojë në klubin gjerman Robert Lewandowski, Ousmane Dembele dhe Pierre-Emerick Aubameyang.
Dy fjalë të mirë për ish kreun e skautëve e ka edhe drejtori sportiv i BVB, Michael Zorc.
“Ai ka bërë punë të jashtëzakonshme në Dortmund”.
“Këtë e morëm parasysh disa javë më parë kur Sven më njoftoi për dëshirën e tij për të pranuar ofertën e jashtëzakonshme të Arsenalit dhe ne nuk duam ta bllokojmë këtë mundësi”, ka thënë Zorc./Telegrafi/