Arsenali ka bërë ofertë për mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi – raporton Plaza Deportiva.
Mirëpo, Valencia e ka refuzuar ofertën e Topçinjve, transmeton Telegrafi.
Klubi anglez planifikon t’i përforcojë radhët në fazën defensive, duke qenë se Per Mertesacker nuk mund të luajë në muajt e parë të sezonit.
Lexoni këtu të gjitha lajmet për TRANSFERIMET
Mirëpo, oferta prej 18 milionë eurosh është konsideruar shumë e vogël dhe është refuzuar.
Klubi nga La Liga kërkon një shumë ndërmjet 25 dhe 30 milionë euro për lojtarin që e përfaqëson Gjermaninë. /Telegrafi/