Site icon Telegrafi

Arsenali bën hapat e parë drejt transferimit të Guimaraes, zbulohet kushti kryesor për arritjen e marrëveshjes

Arsenali është ende në ‘gjueti’ për transferimin e mundshëm të mesfushorit brazilian, Bruno Guimaraes, raporton CBS Sports.

‘Topçinjtë’ dhe Manchester City që të dyjat e kanë kontaktuar rrethin e lojtarit, për të diskutuar lidhur me transferimin e tij të mundshëm gjatë verës, megjithatë janë ‘Qytetarët’ ata që po shtyjnë më fort për të kompletuar këtë transferim.

Mikel Arteta i vlerëson aftësinë e Guimaraes, por Arsenali e ka bërë të qartë se ata nuk duan ta aktivizojnë klauzolën e tij të lirimit në vlerë prej 100 milionë eurosh.

Duke marrë parasysh se Arsenali nënshkroi me Declan Rice pikërisht për atë shumë, nuk do të ishte befasuese në rast se ata ndryshojnë mendjen dhe aktivizojnë klauzolën e lirimit të brazilianit.

Lexo po ashtu Tre sulmuesit që Arsenali i ka në listë për afatin kalimtar veror - njëri më i avantazhuar

Megjithatë, momentalisht Arsenali do t’i bashkohej garës për të siguruar shërbimet e tij vetëm në rast se njoftohet se çmimi i tij ka rënë.

Neëcastle United në anën tjetër nuk dëshiron që ylli i saj të largohet, por në rast se Guimaraes kërkon transferimin tek një klub që luan në Ligën e Kampionëve, ofertat që tejkalojnë shumën prej 80 milionë eurosh mund të konsiderohen nga ‘Laraskat’.

26-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në Ligën Premier për Neëcastle, pasi ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në 36 ndeshje të luajtura deri më tani./Telegrafi/

Exit mobile version