Arsenali ka marrë një lajm të mirë nga ndeshja e skuadrës rezervë.
Dy mbrojtësit e krahut, Hector Bellerin dhe Kieran Tierney janë rikthyer në aksion pas lëndimeve të rënda.
Skuadra rezervë e Arsenalit ka luajtur të premten në udhëtim te Wolverhampton.
Nga minuta e parë në këtë sfidë kanë luajtur edhe dyshja Hector Bellerin dhe Kieran Tierney, që ende nuk kanë shijuar minuta në Ligën e Evropës apo Ligën Premier këtë edicion.
? "After eight long months, I'm finally in the red and white and on the pitch!"
❤️ @HectorBellerin made his return tonight, playing 62 minutes with #AFCU23 for the @ArsenalAcademy pic.twitter.com/20TFntIqpW
— Arsenal (@Arsenal) September 20, 2019
Mbrojtësi i djathtë spanjoll ishte jashtë fushave që nga muaji janar kur kishte këputur ligamentet.
Ndërsa skocezi Kieran Tierney iu bashkua Arsenalit në verë nga Celtic dhe ende nuk ka arritur të debutoj shkaku i lëndimit.
? Want more photos from Hector and Kieran's return to the pitch?
? Step right this way…
— Arsenal (@Arsenal) September 20, 2019
Dy mbrojtësit anësor luajtën për të rinjtë e Arsenalit nga 63 minuta dhe patën paraqitje shumë të mirë. /Telegrafi/