Site icon Telegrafi

Arsenali bëhet klubi i parë në botë që ka partner zyrtar një kriptovalutë

Arsenal ka njoftuar se janë bërë klubi i parë në botë që ka një partner zyrtar të kriptovalutave.

Klubi ka arritur një marrëveshje me kompaninë e lojërave CashBet, e cila planifikon të lansojë monedhën virtuale, CashBet.

Monedha në internet është bërë për lojëra të fatit dhe ata do të kenë reklamën në stadiumin The Emirates gjatë ndeshjeve kur luan si vendas Arsenali.

Marrëveshja tregon se Gunners po përpiqen të jenë në trend të ri të shit-blerjes përmes monedhave elektronike.

Vinai Venkatesham, shefi i tregtisë te klubit londinez, tha “Ne po e mirëpresim ardhjen e monedhës Cashbet si partner tonin. Ne presim të punojmë me CashBet Coin ndërsa ata do të sjellin kriptovalutën”

Dr. Mike Reaves, CEO dhe themelues i CashBet, tha “Me CashBet Coin, ne po synojmë në mënyrë aktive një treg global dhe shumë miliardësh të ofruesve, operatorëve dhe lojtarëve të iGaming”.

“Ne jemi të kënaqur që kemi si partner një nga gjigantët e vërtetë të futbollit botëror si Arsenali, duke na mundësuar që të ndërtojmë markën tonë dhe të angazhojmë këtë audiencë në një mënyrë kuptimplote”.

“E krijuar posaçërisht për iGaming, CashBet monedha do të përmirësojë përvojën në internet për paratë reale, kazino, lojërat sociale, eSports dhe basteve sportive nëpërmjet rritjes së besimit dhe transparencës, pagesa më të shpejta dhe mbrojtje të përkushtuar të lojtarëve”. /Telegrafi/

Exit mobile version