Arsenali ka humbur ndaj Watfordit me rezultat 2-1 në Ligën Premier.
Ishte një ndeshje e dominuar nga Topçinjtë, edhe pse në fund vendasit çuditërisht ishin më aktiv.
Pjesa e parë ishte e heshtur, rasti më i mirë ishte nga Mohamed Elneny në minutën e 29-të dhe natyrisht goli nga per Mertesacker në minutën e 40-të.
Goli ishte i asistuar nga Granit Xhaka dhe ky ishte asistimi i tretë sezonal për shqiptarin.
Ndërsa kapiteni i Topçinjve startoi në një ndeshje të Ligës Premier pas 532 ditësh, kurse shënoi pas 1400 ditësh, i fundit ishte në dhjetor të 2013 ndaj Manchester Cityt.
Goli i barazimit nga vendasit erdhi në minutën e 71-të nga Troy Deeny nga pika e bardhë.
Kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte me barazim, në skenë doli Tom Cleverly, i cili shënoi në minutat shtesë të takimit.
Pas kësaj fitore Watfordi ngjitet në pozitën e katër me 15 pikë, ndërsa Arsenali bie në të gjashtën me 13 pikë.
Topçinjtë në javën tjetër luajnë ndaj Evertonit, kurse Watfordi ndaj Chelseat. /Telegrafi/