Arsenali është mposhtur në shtëpi nga Crystal Palace me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Ligën Premier.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me posedim të vendasve, raste nga të dyja skuadrat, por vetëm mysafirët gjetën golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 17-të dhe ishte Christian Benteke, i cili shënoi me kokë për epërsinë 1-0.
Në pjesën e dytë, Arsenali arriti të kthehet në lojë duke barazuar 1-1 pas vetëm dy minutave më anë të Mesut Ozil.
Megjithatë, festa e vendasve nuk zgjati shumë pasi mysafirët u përkujdesën të shënojnë dy gola të shpejt dhe ta dyfishojnë epërsinë.
Fillimisht ishte Wilfried Zaha (61′), i cili shënoi për 2-1 pas një gabimi të Shkodran Mustafit, ndërsa James McArthur (69′) shënoi për 3-1.
Arsenali arriti të ngushtojë epërsinë në minutën e 77-të me anë të Pierre-Emerick Aubameyang në 3-2, por edhe përkundër rasteve të shumta ky doli të jetë rezultati përfundimtar.
Pas kësaj humbje, Arsenali mbetet në pozitën e katërt me 66 pikë, ndërsa Crystal Palace e siguron mbijetesën me 42 pikë në vendin e 12-të.
Në ndeshjen e radhës, Topçinjtë udhëtojnë te Wolves, ndërsa Crystali e pret në shtëpi Evertonin. /Telegrafi/
Benteke scored?!! 🙌🙌 #CPFC https://t.co/w6yItLWJe6
— PalaceEagles (@PalaceEaglesc0m) April 21, 2019
https://twitter.com/viagoalstv32/status/1119997380085129216
https://twitter.com/SwypeSports/status/1120003958674735104
https://twitter.com/ESMSPORTS3/status/1120003183085010945
https://twitter.com/ArseLewi/status/1120003117045747712