Telegrafi

Arsenali barazon rezultatin me golin e Monrealit (Video)

Arsenali ka gjetur golin e barazimit në përballjen e tyre në udhëtim ndaj Evertonit.

Është mbrojtësi spanjoll, Nacho Monreal, i cili ka shënuar për barazimin e rezultat 1-1.

Lexo po ashtu Rooney me supergol kalon Evertonin në epërsi ndaj Arsenalit (Video)

Goli i Monrealit erdhi në minutën e 40-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi nga një top i kthyer nga portieri pas goditjes së fortë të Granit Xhakës.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Wayne Rooney. /Telegrafi/