Arsenali ka marrë një pikë në shtëpi ndaj Southamptonit në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier pasi barazoi me rezultat 2-2.
Të parët ishin mysafirët ata që kaluan ne epërsi me anë të Danny Ings që realizoi në minutën e tetë.
Por, avantazhi i Southamptonit nuk zgjati shumë, pasi Alexander Lacazette (18’), i barazoi shifrat në 1-1, e që me kaq përfundoi edhe pjesa e parë.
Pjesa e dytë kishte një ritëm edhe më të lartë, mirëpo ishin mysafirët ata që e rikthyen epërsinë.
Në minutën e 71-të gjyqtari Attwel akordoi penallti për Southamptonin të cilët dështoi ta shndërronte në gol James Ward-Proëse, por nga topi i kthyer e futi në rrjetë.
Arsenali tentoi që të merrte së paku një pikë nga ky takim dhe e arriti këtë gjë në sekondat e fundit të ndeshjes me anë të Lacazettes (90’+6).
Pas javës së 13-të Arsenali ka rënë nga pozita e shtatë në të tetë me 17 pikë, ndërsa në xhiron e 14-të do të ketë punë me Norwichin. /Telegrafi/
https://twitter.com/D9INE_Arsenal/status/1198257635792838656
https://twitter.com/futurefights360/status/1198262400065122304