Telegrafi

Arsenali barazon në shtëpi me Brightonin, i duhet mrekullia për të kualifikuar në Ligën e Kampionëve

Arsenal - Brighton (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Arsenali ka barazuar në shtëpi me Brightonin me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Ligën Premier dhe kështu tani i duhet të fitojë me nëntë gola epërsi në ndeshjen e fundit dhe të pres humbje nga Tottenhami për tu kualifikuar në Ligën e kampionëve.  

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç shumë rasteve, shtyllës së Henrikh Mkhitaryan (2′), gjetën edhe golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e nëntë të ndeshjes dhe ishte Pierre-Emerick Aubameyang, i cili shënoi për 1-0.

Festa e Aubameyangut (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, përsëri ishin vendasit që luajtën më mirë dhe krijuan më shumë, por mysafirët gjetën të parët golin.

Ishte Glenn Murray (62′), i cili shënoi gjithashtu nga pika e bardhë për 1-1 pas një penalltie të shkaktuar nga Granit Xhaka.

Momenti kur Xhaka bëri ndërhyrje të palejuar në zonë (Foto: Catherine Ivill/Getty Images)

Deri në fund të ndeshjes, Arsenali provoi deri në fund të gjej golin e fitores, por pasur sukses dhe ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

Pas këtij barazimi, Topçinjtë mbesin në pozitën e pestë me 67 pikë apo tri më pak se Tottenhami i vendit të katërt dhe katër më pak se Chelsea i vendit të tretë.

Në ndeshjen e fundit, Arsenali udhëton te Burnley, ndërsa Brightoni e pret në shtëpi Manchester Cityn. /Telegrafi/