Telegrafi

Arsenali arrin marrëveshje me Koscielny

Arsene Wenger ka siguruar mbrojtësin francez të qendrës për 8.5 milionë funte, si zëvendësim të drejtpërdrejtë të William Gallas. Arsenali siguron lojtarin pas disa javësh negociata, pasi dy ofertat e mëhershme ishin refuzuar nga Lorient.

Koscielny, 24-vjeçar, do të nënshkruajë marrëveshje katërvjeçare e cila do t’i sjellë atij 25 mijë funte në javë. Ai do të mbulojë hapësirën e Gallas, i cili u largua nga Emirates pasi nuk dështojë të arrijë marrëveshje të re. The Sun shkruan se konfirmimi zyrtarë pritet të vijë pas disa ditësh. /Telegrafi/