Telegrafi

Arsenali, 12 milionë funte për Zaha

Pas interesimit të Real Madridit tani edhe Arsenali ka shfaqur interesim për të riun Zaha, që së fundmi ka fituar një vend edhe në përfaqësuesen e Anglisë.

Sipas Goal.com, Arsenali i ka bërë një ofertë joshëse klubit të Crystal Palace. Flitet se oferta e kap vlerën e 12 milionë funteve, 10 milionë në fillim dhe 2 milionë në formë të bonuseve.

Crystal Palace flitet se nuk dëshiron ta lëshojë të riun të largohet për një shumë më pak se 20 milionë funte./Telegrafi/