Telegrafi

Arsenali, 10 milionë për Adrian Lopez

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është duke kërkuar një sulmues në afatin kalimtar të janarit dhe ka hedhur shikimin kah Spanja, ku ka bërë interesim edhe për David Villan dhe Fernando Llorenten. Por, derisa Topçinjtë janë lidhur me sulmuesin e Barcës dhe të Athletic Bilbao, Wenger raportohet se ka më për qejfi të riun Adrian.

Goal raporton se Arsenali ka filluar bisedat me Atleticon për të nënshkruar me 24-vjeçarin spanjoll para Krishtlindjeve dhe tash ka bërë hapa më konkret.

Londinezët kanë dërguar ofertë formale në vlerën e 10 milionë funteve, që është më pak se shuma prej 15 milionësh sa shkruhet në klauzolë në kontratën e sulmuesit.

Demba Ba, i cili është në biseda me Chelsean, po ashtu është në radarin e Arsenalit. /Telegrafi/