Kodi i një lufte të ndershme daton mijëra vite para, që nga koha e samurajëve japonezë. Por, me kalimin e shekujve, armët janë bërë çdo herë e më shkatërruese e njerëzit më mizorë.
Në prag të shekullit të XX-të, në vitin 1899, Konventa e Hagës ka miratuar disa ligje që ndalojnë dhe rregullojnë vrasjet çnjerëzore në luftime (sado e çuditshme mund të tingëllojë kjo), transmeton Telegrafi. Pastaj kanë pasuar Konventa e Gjenevës, Konventa për Armët Konvencionale, Konventa mbi Armët Kimike… Ky kontroll është në fuqi që 150 vite, por gjatë gjithë kësaj kohe ato janë shkelur shumë herë, transmeton Telegrafi.
Më poshtë ua sjellim një listë prej nëntë llojeve të armëve, përdorimi i të cilave është i ndaluar në luftërat moderne.
Gazrat helmues
Janë pesë lloje të reagensëve kimikë që janë të ndaluar në luftërat moderne. “Reagensët e përgjakshëm” absorbohen në gjak (prej nga e kanë marrë këtë emër), duke shkaktuar vdekje të ngadalshme e të dhunshme – shpeshherë me dështimin e organeve të frymëmarrjes. Dy llojet e këtij reagensi janë fosgjeni dhe cianidi i hidrogjenit. Tjetri është i ashtuquajturi “reagensi flluskë” që shkakton djegie të rënda sy dhe në lëkurë. Një prej këtyre gazrave është Iperiti famëkeq. Reagensët nervorë si VX ose Sarini, i shkatërrojnë neurotansmiterët që kontrollojnë funksionimin e organeve. Viktimat ngadalë humbin kontrollin e funksioneve të tyre trupore, ndërsa vdekja e ngadaltë dhe e dhimbshme vjen nga asfiksimi.
Të ashtuquajturat “fragmente që nuk vërehen”
Konventa për Armët Konvencionale e ndalon përdorimin e fragmenteve jo-metalike në luftë, meqë rrezet rëntgen nuk mund t’i zbulojnë ato. Në Konventë thuhet se këto fragmente shkaktojnë “vuajtje të panevojshme”. Plastika, si e tillë, nuk është e ndaluar për përdorim, por ndalohet përdorimi i plastikës si përbërës kryesor i armëve.
Minat
Konventa mbi Armët Klasike, në vitin 1979 ka ndaluar përdorimin e minave, por shumë vende të botës kanë injoruar këtë ndalesë. Pas kësaj ka pasuar marrëveshja e Otavës, pas së cilës janë ndaluar gjitha llojet e minave – përveç atyre anti-tank dhe me telekomandë.
Flakëhedhësit
Është po ashtu i ndaluar përdorimi i armëveqëllimi i vetëm i të cilave është ndezja e zonave të mëdhadhe objekteve të cilat mund të jenë plot me civilë. Kjo ndalesë kufizon përdorimin e napalmit, flakëhedhësit dhe fosforit të bardhë. Napalminuk është i ndaluarnëse përdoret për objektiva specifike ushtarake, ku nuk ka civilë.
Armët laserike
Kjo ndalesë vlen edhe për përdorimin e çfarëdo arme laserike që shkakton verbimin, transmeton Telegrafi.
Plumbat shpërbërës
Kjo ndalesë vlen për “armët që përhapen lehtë dhe shpërndahen kur futen në trupin e njeriut”. Këtë municion e kanë zbuluar britanikët gjatë pushtimit të Indisë.
Plumbat helmues
Këta plumba janë të ndaluar, sepse edhe nëse nuk e vret viktimën por e plagos, ato mund të shkaktojnë infeksione të cilët i plagosuri mund t’i bart tek ushtarët tjerë. Këta plumba mbushen me përbërës kimikë, viruse, baktere…
Armët biologjike
Konventa e vitit 1972 ndalon përdorimin e këtyre armëve, prodhimin e tyre, si dhe ruajtjen e materialeve që përdoren për këtë prodhim. Këto armë janë një nga armët më të vjetra të shkatërrimit në masë. Qysh në vitin 1343 mongolët kishin hedhur kufomat e kalbura mbi muret e qytetit të rrethuar duke shkaktuar infeksion në mesin e popullatës lokale.
Bombat kasetore
Kjo ndoshta është arma që përdoret më së shpeshti në luftëra dhe përmes të cilave po ashtu shkelen konventat mbi luftën. /Telegrafi/