Telegrafi

Arsenal-Villarreal, rrjetat heshtin në gjysmën e parë

(Foto: Twitter/Arsenal)

Arsenali dhe Villarreali e kanë mbyllur pa gola gjysmën e parë të ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Ligës së Evropës që po zhvillohet në Emirates Stadium.

Meqenëse e kishin humbur sfidën e parë në Estadio de la Ceramica me rezultat 2-1, Topçinjtë duhej ta përmbysnin rezultatin në terren të tyre.

Megjithatë, kur gjyqtari dha shenjë për përfundimin e 45 minutave të para, asnjëra nga skuadrat nuk e kishte prekur rrjetën kundërshtare.

(Foto: Twitter/Arsenal)

Samuel Chukwueze rrezikoi i pari për mysafirët, për të vazhduar me Daniel Parejon, ndërsa për vendasit një mundësi të mirë e pati Pierre-Emerick Aubameyang.

Arsenali ka në dispozicion edhe 45 minuta për ta përmbysur rezultatin nëse dëshiron të kualifikohet në finale. /Telegrafi/