Romakët dëshirojnë të zgjasin huazimin edhe për një tjetër sezon, por Topçinjtë janë të gatshëm ta shesin lojtarin e tyre.
Arsenal i ka vendos çmimin e shitjes prej 15 milionë eurove portierit Wojciech Szczesny, shkruan Calciomercato.
Raportohet skuadra e Romës dëshiron ta mbajë në formë huazimi portierin 25-vjeçar edhe për një vit tjetër, por Arsenal ka refuzuar këtë opsion, transmeton Telegrafi.
Në vend të kësaj, Gunners janë duke kërkuar një marrëveshje të përhershme, e cila ka vlerë prej 15 milionë eurove.
Romakët gjithashtu kanë si opsion për portën e tyre edhe portierin e Atalantas, Marco Sportiello. /Telegrafi/