Arsenali ka vazhduar me formën e mirë në Ligën Premier duke e marr fitoren e tretë më radhë, kësaj radhe kundër Bournemouthit me rezultat 4-1.
Topçinjtë e nisën shumë mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e katërt.
Ishte i rikthyeri Mesut Ozil që mori një top në zonë dhe me një gjuajtje klasi shënoi për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe vendasit e shënuan edhe golin e dytë.
Ozil sërish pjesë e aksionit duke dhënë një asistim të bukur për Henrikh Mkhitaryanin që shënoi në portën e zbrazët (2-0).
Mysafitët u kthyen në lojë në minutën e 30-të kur Matteo Guendouzi gaboi rëndë duke ia dhuruar topin sulmuesve kundërshtarë dhe Lys Mousset shënoi për 2-1.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë Arsenali e siguroi fitoren me dy gola brenda 12 minutave.
Me të filluar pjesa e dytë Henrikh Mkhitaryan asistoi për Laurent Koscielnyn që shënoi për 3-1.
Në minuan e 59-të vendasit e siguruan ndeshjen. Ishte Pierre-Emerick Aubameyang që e kaloi edhe Artur Borucin për të shënuar për 4-1.
Arsenali me këtë fitore e përforcon pozitën e katërt e 56 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kitXxmDNLXc
https://www.youtube.com/watch?v=dpy7qSIjmfI