Telegrafi

Arsenal – Valencia, formacionet zyrtare: Xhaka dhe Mustafi nga minuta e parë

Arsenal do të jetë nikoqir i Valencias në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Evropës.

Skuadra londineze do të synojë të marrë rezultat pozitiv para adhuruesve të vet ndaj ekipit spanjoll.


Për këtë trajneri Unai Emery ka vendosur që të luaj me një formacion 3-4-1-2, me Aubameyang dhe Lacazetten në qendër të sulmit, ndërsa Ozil mbrapa tyre.

Ndërkohë tekniku u Valencias, Marcelino nuk a ke ndërruar formacionin dhe do të luaj me 4-4-2.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Cech, Maitland Niles, Mustafi, Sokratis, Koscienly, Kolasinac, Xhaka, Guendouzi, Ozil, Aubameyang, Lacazette.


Valencia: Neto, Gabriel, Roncaglia, Garay, Gaya, Diakhaby, Parejo, Guedes, Soler, Piccini, Rodrigo. /Telegrafi/