Telegrafi

Arsenal – Tottenham, formacionet e mundshme të derbit të javës në Ligën Premier

Arsenali dhe Tottenham Hotspur do të ndeshen sot (e diel) në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 28-të në Ligën Premier.

Topçinjtë janë nikoqir të rivalëve lokal, Spurs, në takimin i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Emirates me fillim nga ora 17:30.

Vendasit e Mikel Artetas vijnë nga një formë e luhatshme dhe synojnë të marrin tri pikë nga takimi në shtëpi, ndërsa ekipi i Jose Mourinhos ka tri fitore radhazi dhe do të katërtën për t’i ofruar edhe më shumë pozitës së katërt.

Të dy ekipet janë të kompletuara dhe trajnerët pritet të startojnë me ekipet më të mira të mundshme.

Te Arsenali nga minuta e parë pritet të luajë edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.

Arsenal (4-2-3-1): Leno; Bellerin, Luiz, Mari, Tierney; Xhaka, Partey; Saka, Odegaard, Pepe; Aubameyang

Tottenham (4-2-3-1): Lloris; Doherty, Sanchez, Alderweireld, Reguilon; Hojbjerg, Ndombele; Bale, Lucas, Son; Kane

/Telegrafi/