Arsenali ka arritur një fitore të madhe në ndeshjen e parë ndaj Ostersundsit.
Londinezët triumfuan si mysafirë 0-3 tek skuadra suedeze duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit në raundin tjetër.
Tani në ndeshjen e kthimit trajneri Arsene Wenger i ka dhënë hapësirë disa futbollistëve që kanë më pak minuta në kampionat.
Dy yjet shqiptarë te Arsenali, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi do ta nisin këtë takim nga banka rezervë.
Formacionet zyrtare:
Arsenal: Ospina, Bellerin, Chambers, Holding, Kolasinac, Mkhitaryan, Elneny, Niles, Iwobi, Wilshere, Welbeck.
Ostersunds: Keita, Somi, Mukiibi, Papagiannopoulos, Pettersson, Edwards, Nouri, Bachirou, Sema, Ghoddos, Gero. /Telegrafi/