Telegrafi

Arsenal merr një fitore spektakolare në udhëtim ndaj Burnleyt

Arsenal ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5-0 në udhëtim ndaj Burnleyt, në kuadër të javës së 25-të në elitën e futbollit anglez.

Mysafirët morën epërsinë herët në këtë takim me anë të Martin Odegaard (4’) i cili me një gjuajtje fantastike në cepin e djathtë të portës shënoi për 1-0.

“Topçinjtë” në minutën e 39-të fituan penallti, të cilën e shndërroi në gol Bukayo Saka (41’) për rezultatin 2-0.

Në 45 minutëshin e dytë Arsenali vazhdoi me dominim të plotë ku arritën që të gjejnë golin edhe në tri raste të tjera.

Bukayo Saka (48’) shënoi golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje dhe të tretin për Arsenalin për rezultatin 3-0.

Për rezultatin 4-0 u përkujdes Leandro Trossard (66’) i cili nga jashtë zonës realizoi një gol shumë të bukur.

Goditjen përfundimtare Burnleyt në këtë takim ia dha Kai Havertz (78’) i cili bëri një gjuajtje shumë të bukur nga jashtë zonës për rezultatin përfundimtar 5-0.

Me këtë fitore Arsenali vazhdon në pozitën e dytë me 55 pikë pas 25 ndeshjeve të zhvilluara, dy më pak se lideri Liverpool që ka 57 sosh dhe është lider i tabelës./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore