Site icon Telegrafi

Arsenal merr një fitore komode në shtëpi ndaj Brightonit

Arsenal ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2-0 ndaj Brightonit në shtëpi, në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit anglez.

Pjesa e parë u karakterizua me dominim të plotë të Arsenalit sa i përket rasteve për të shënuar por në të njëjtën kohë duke mos lejuar që të rrezikohej porta e tyre.

Saka, Odegaard dhe Jesus patën secili nga një mundësi të mirë shënimi, por nuk arritën që të gjejnë dot rrugën e rrjetës.

Mysafirët nuk arritën që të krijojnë asnjë rast shënimi duke e përfunduar pjesën e parë pa asnjë goditje në kuadratin e portës.

Gabriel Jesus (53’) shënoi golin e epërsisë dhe atë të tri pikëve për Arsenalin, pas një goditje me kokë e cila ishte e pandalshme për portierin mysafir.

Brighton pati një mundësi të artë shënimi në minutën e 83-të, por goditja e Pascal Gross shkoi shumë afër shtyllës së David Rayas.

“Topçinjtë” e mbyllën dilemën e fituesit në minutën e 88-të me anë të Hai Havertz që shënoi për rezultatin 2-0.

Me këtë fitore Arsenali shkon në kuotën e 39 pikëve në Ligën Premier dhe momentalisht është lider në tabelë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se Liverpooli në vendin e tretë që sot luan ndaj Manchester United.

Javën tjetër zhvillohet derbi për pozitën e parë mes Liverpoolit dhe Arsenalit, që do të zhvillohet në “Anfield”./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version