Arsenali ka shënuar fitore ndaj Burnleyt me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 13-të të Ligës Premier.
Fillimi i ndeshjes ishte i vështirë për Topçinjtë që nuk arrinin të dilnin në lojën e tyre.
Por pak pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Leandro Trossard që shënoi gol me kokë për 1-0.
Trossard goal for those who can’t watch https://t.co/rgqFAfb01B
— Martinelli Madness ⚽️ (@cfet13) November 11, 2023
Fillimi i pjesës së dytë u takoi mysafirëve që shënuan me Josh Broënhill për 1-1.
Por nuk bonoi shumë dhe Arsenali kthen epërsinë në minutën e 57-të me William Saliban që shënoi për 2-1.
Të beseuarit e Mikael Artetas e siguruan fitoren në minutën e 74-të kur Oleksandr Zinchenko shënoi për 3-1.
Zinchenko goal for those who can’t watch https://t.co/5avImiu8Ie
— Martinelli Madness ⚽️ (@cfet13) November 11, 2023
Negative për Arsenalin ishte fakti që Fabio Vieira u ndëshkua direkt me kartonë të kuq në këtë takim.
Me këtë fitore Arsenali shkon në vendin e dytë me 27 pikë, aq sa ka edhe Man City me një ndeshje më pak. /Telegrafi/