Telegrafi

Arsenal kontratë të re për Iwobi

Arsenal do të nënshkruajë kontratë të re Alex Iwobin duke i shtuar edhe pagën.

Sulmuesi nigerian që është vetëm 19 vjeçar ka arritur të bind Wengerin që është lojtar i duhur për Arsenalin.

Atij do t’i ofrohet kontratë e re pasi nga ajo aktualja ai fiton vetëm 800 funte në javë.

Me kontratën e re Iwobi do të fitojë 10 mijë funte në javë.

Arsenali ka nevojë për lojtarë sulmues, pasi Olivier Giroud nuk është duke bindur në ndeshjet e fundit. /Telegrafi/