Arsenal ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 14 të Ligës Premier.
Londinezët triumfuan para shikuesve të vetë kundër skuadrës së Huddersfieldit me rezultat 5-0.
Te besuarit e trajnerit Arsene Wenger shumë shpejt kaluan në epërsi përmes Alexandre Lacazettes.
Francezi shënoi gol qysh në minutën e tretë të takimit pas disa aksioni mjaft të bukur dhe një pasimi të saktë të Aaron Ramseyt.
Shkodran Mustafi bëri një ndërhyrje në dëm të Steve Mouniet të Huddersfield Town, futbollistët e së cilit protestuan duke kërkuar penalti.
Pjesa e parë përfundoi me një gol ani pse te dyja skuadrat kishin edhe raste të tjera për shënim.
Olivier Giroud në të 69 minutë dhe vetëm 60 sekonda më pas Alexis Sanchez shënoi golin e tretë për Gunners.
Në të 72 minutë ishte rendi i Mesut Ozilit që të realizonte gol, i cili ishte i katërti për vendasit ndërsa të pestin dhe të dytin personal, tre minuta para përfundimit të takimit e realizoi Giroud.
Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu, takimi përfundoi në dobi të Arsenal me rezultat 4-0.
Pas kësaj, Arsenali mbetet në pozitën e katërt me 28 pikë ndërsa Huddersfield zë vendin e 14 në saje të 15 pikëve. /Telegrafi/
https://youtu.be/Loqad_Vf0Lo
https://youtu.be/4aHxlDBTjjs
https://youtu.be/rp2NMflA7vo
https://youtu.be/do2smdtxLk4