Telegrafi

Arsenal do të bëjë ofertë të vonshme për Chamakh

Sipas Sunday Mirror, Wenger ka ofruar 5 milionë funte për sulmuesin nga Maroko, ofertë që u refuzua nga Bordeaux, duke u vlerësuar shumë e ulët me vlerën e tyre. Menaxheri Laurent Blanc e vlerëson 25-vjeçarin dyfish më shumë se kjo vlerë.

Por Wenger është i informuar se kontrata e Chamakh skadon në fund të sezonit dhe do të jetë në gjendje ta transferojë atë si të lirë.

Ai mund të negociojë me Chamakh që në janar për një marrëveshje për sezonin e ardhshëm. Por Wenger dëshiron ta shtojë atë në skuadër që këtë sezon, dhe pritet të ofrojë 8.5 milionë euro në orët e fundit të afatit kalimtar, të cilat mbase mund të bindin klubin francez ta lejojë largimin e lojtarit.