Telegrafi

Arsenal dhe United ofrojnë miliona euro për Lacazetten

Skuadra e njohur franceze, Olympique Lyon mund të mbetet pa yllin e saj kryesor.

Sulmuesi Alexandre Lacazette vazhdon të shkëlqejë me fanellën e klubit francez dhe është bërë objektiv i skuadrave të mëdha.

Së fundmi mediat angleze kanë raportuar se në garë për yllin francez janë futur dy gjigantët nga Liga Premier, Arsenal dhe Manchester United.

25-vjeçari ka shkëlqyer edhe këtë edicion me fanellën e Lyonit duke shënuar 26 gola në të gjitha garat dhe ka dhuruar tre asistime.

United dhe Arsenal janë të gatshme të shpenzojnë për transferimin e francezit në Ligën Premier.

Lyon ka pranuar ta lë të lirë lojtarin të largohet në verë, por kërkon së paku 55 milionë funte për një gjë të tillë.

Kujtojmë që Lacazette ka edhe 10 paraqitje me Kombëtaren e Francës duke shënuar edhe një gol. /Telegrafi/