Telegrafi

Arsenal dhe Tottenham pas Pereiras

Menaxheri i Spurs, Andre Villas-Boas, dëshiron ta ofrojë Benoit Assou-Ekotton në shkëmbim të Pereira, me të cilin ka punuar edhe te Porto.

Megjithatë, edhe Arsenali është i interesuar në lojtarin, pasi dëshiron ta huazojë Andre Santos te Fenerbahce dhe pasi ka humbur mbrojtësin Kieran Gibbs për rreth një muaj për shkak të lëndimit.

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i paepur të nënshkruajë me një mbrojtës sot, në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror. /Telegrafi/