Telegrafi

Arsenal dhe Tottenham Hotspur zhvillojnë derbin e madh londinez, formacionet zyrtare

Është koha për derbin më të madh të Londrës mes Arsenalit dhe Tottenham Hotspur.

Derbi i zjarrtë londinez do të zhvillohet sot me fillim nga ora 13:30 në Emirates Stadium, ku Arsenali është vendas.

Dy skuadrat e kanë nisur për mrekulli sezonin dhe synojnë që të vazhdojnë ecurinë me rezultate të mira.

Topçinjtë janë aktualisht lider me 18 pikë, derisa Spurs ndodhen në pozitën e tretë me vetëm një pikë më pak.

Vendasit kërkojnë fitoren dhe njëkohësisht t’i shkaktojnë humbjen e parë rivalit loka, derisa Spurs janë të vendosur të mbeten të pamposhtur.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Ramsdale, White, Saliba, Gabriel, Zinchenko, Partey, Xhaka, Saka, Odegaard, Martinelli, Jesus.

Tottenham Hotspur: Lloris, Emerson, Romero, Dier, Lenglet, Perisic, Bentancur, Hojbjerg, Richarlison, Son, Kane.

/Telegrafi/