Arsenali ka fituar në shtëpi ndaj Bournemouth me rezultat 3-2 në kuadër të javës së 26-të të Ligës Premier.
Ndeshja nisi shumë keq për Arsenalin, pasi pranoi gol që në start, me Philip Billing që shënoi për 1-0.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1632033813533474816
Arsenali u lëshua në sulm dhe rrezikoi dy herë brenda një aksioni me Martin Odegaard dhe Bukayo Saka, por pa sukses.
Edhe në fundin e pjesës së parë, Arsenali rrezikoi, duke kërkuar edhe penallti, por që gjyqtari i ndeshjes nuk mendoi ashtu.
Në fillimin e pjesës së dytë, pritej që Arsenali të barazonte, por ndodhi e kundërta, me Bournemouthin që shënoi.
Mbrojtësi Marcos Senesi shënoi me kokë për 2-0 në minutën e 56-të.
𝐆𝐎𝐀𝐋 | 𝖠𝗋𝗌𝖾𝗇𝖺𝗅 0-2 𝖡𝗈𝗎𝗋𝗇𝖾𝗆𝗈𝗎𝗍𝗁 (𝖲𝖾𝗇𝖾𝗌𝗂) https://t.co/lxNn6O2JSQ
— EuroFoot (@eurofootcom) March 4, 2023
Por Arsenali shpejt u kthye në lojë, kur Thomas Partey shënoi nga brenda zonës për 2-1.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1632053862927327240
Topçinjtë vazhduan me sulme dhe arritën të barazonin rezultatin në minutën e 70-të me Ben White për 2-2.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1632055598161305605
Arsenali kërkoi penallti dy herë për prekje të topit në zonë me dorë, por gjyqtari dhe VAR-i heshtën në të dyja rastet.
Kur pritej që të mbyllej ndeshja, në minutën e shtatë të kohës shtesë Reiss Nelson shënoi super gol për 3-2.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1632062761369845760
Pas kësaj fitoreje Arsenali mbetet lider me 63 pikë, pesë më shumë se Man City që është i dyti. /Telegrafi/