Telegrafi

Arsenal – Burnley, formacionet zyrtare

Arsenali do të jetë nikoqir i skuadrës së Burnleyt në javën e 18-të në Ligën Premier.

Skuadra e udhëhequr nga Unay Emery në këtë takim vije pas humbjes në udhëtim tek Southampton 3-2.

Për Topçinjtë fitorja është shumë e vlefshme pasi do të vazhdonin të mbesin në garë për një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Kundërshtari i Arsenalit, Burnley nuk po kalon momente të mira këtë edicion dhe ndodhet në pozitën e 18-të me vetëm tri fitore.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare me të cilët lojtarë do të startojë ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Leno, Niles, Sokratis, Monreal, Kolasinac,  Xhaka, Elneny, Guendouzi, Ozil, Aubameyang, Lacazette.

Burnley: Hart, Bardsley, Long, Tarkowski, Mee, Taylor, Hendrick, Westwood, Cork, Brady, Barnes. /Telegrafi/