Telegrafi

Arsenal – Bate Borisov, formacionet zyrtare: Topçinjtë synojnë përmbysjen ndaj bjellorusëve

Arsenali ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Ligës së Evropvs nga Bate Borisov.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Unay Emery u mund me rezultat minimal 1-0 falë golit të shënuar nga Dragun.

Tani Topçinjtë i pret një ndeshje më e vështirë ndaj Bates ku synojnë përmbysjen.

Për të kaluar tutje, Arsenalit i duhet një fitore me dy gola epërsi, në të kundërt eliminohet nga garat evropiane.

Në anën tjetër skuadra bjelloruse do të futet në ndeshje për mos të pësuar humbje.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Cech, Lichtsteiner, Mustafi, Koscielny, Kolasinac, Guendouzi, Xhaka, Ozil, Mkhitaryan, Iwobi, Aubameyang.

BATE Borisov: Scherbitski; Rios, Volkov, Filipenko, Filipovic; Baga, Dragun, Simovic; Milic, Skavysh, Stasevich. /Telegrafi/