Arsenali nuk po kalon një sezon të mirë dhe shpëtimin e sheh duke triumfuar në Ligën e Evropës.
Pasi që e eliminuan Milanin dhe CSKA Moskën, kësaj radhe përballë do ta ketë Atletico Madridin, një prej skuadrave më të forta në Evropë.
Të besuarit e Diego Simeones kanë kaluar në Ligën e Evropës pas eliminimit në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Spanjollët kanë pasur kundërshtarë relativisht të lehtë si København (5-1) dhe Lokomotiv Moskën (8-1), për të mposhtur në fund edhe Sporting CP me mund.
Arsene Wenger pritet që në këtë ndeshje të luajë me më të mirët në dispozicion.
Në formacionin bazë pritet të jenë edhe Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Në anën tjetër Simeone do të luajë në sulm me dyshen e njohur Griezmann dhe Costa. /Telegrafi/