Bomba, pushkë, municione dhe ditarë me metoda luftarake janë gjetur në banesën e të dyshuarit i cili qëlloi mbi policinë në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Policia vendase tha se janë duke analizuar të gjitha informacionet në ditarin e autorit të dyshuar 25-vjeçar, Mikea Xavier Johnson, i cili kishte shërbyer në Afganistan. Hetuesit thanë se i riu dyshohet se është autori i vetëm i kësaj ngjarje në Dallas.
Autoritetet thanë se tre të dyshuar ishin në paraburgim më herët të premten, por pasi u morën në pyetje ata u lanë të lirë, shkruan CNN.
Pesë oficerë policië mbetën të vrarë dhe shtatë të tjerë u plagosën nga një breshëri automatiku gjatë një protestë kundër vrasjes së dy qytetarëve me ngjyrë nga policia.