Arsenali ka fituar 5-0 ndaj Nottinghamit në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier.
Golat për Topçinjtë i shënuan Gabriel Martinelli, Reiss Nelson me dy, Thomas Partey dhe Martin Odegaard.
Arsenali ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.20, me Nottinghamin që u vlerësua me 6.49.
Lojtari më i mirë në këtë takim ishte Nelson, që shënoi dy gola dhe asistoi në një tjetër, për të marr notën 8.6.
Granit Xhaka nuk ishte sot në elementin e tij më të mirë dhe u vlerësua me 6.5.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte portieri Dean Henderson që u notua me 5.8.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/