Arsenali ka marrë një fitore të vlefshme në shtëpi 4-2 ndaj Vorskla Poltava.
Skuadra angleze ka shkëlqyer përballë asaj ukrainase ku ka arritur të shënoj edhe katër gola.
Pierre Emerick Aubameyang me dy gola dhe Mesut Ozil e Danny Welbeck me nga një tjetër i dhanë triumfin Arsenalit.
Ishte pikërisht sulmuesi nga Gaboni, Aubameyang që pati notën më të lartë në këtë sfidë (9,0).
Me paraqitje të mirë u dalluan edhe Alex Iwobi, Mesut Ozil, Henrikh Mkhitaryan dhe Danny Welbeck.
Mbrojtësi nga Kosova, Andin Dallku luajti gjatë 90 minutave dhe mori notën (5,8). /Telegrafi/