Arsenali fitoi 4-1 ndaj Crystal Palaces në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier.
Golat për Topçinjtë i shënuan Gabirel Martinelli, Bukayo Saka me dy dhe Granit Xhaka, ndërsa për The Eagles realizoi Jeffrey Schlupp.
Arsenali ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.12, ndërsa Crystal Palace u vlerësua me 6.47.
Saka ishte padyshim lojtari më i mirë i ndeshjes, pasi realizoi dy gola dhe mori notën 8.6.
Granit Xhaka pati paraqitje fantastike dhe u vlerësua me 7.9.
Në anën tjetër, dështimi i këtij dueli doli të ishte Joe Whitworth që u notua me 5.6.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave sipas Sofascore:
/Telegrafi/