Site icon Telegrafi

Arsenal 3-2 Southmapton: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve

Danny Welbeck (Getty Images)

Arsenali ka fituar në shtëpi ndaj Southamptonit me rezultat të ngushtë 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Ligës Premier.

Skuadra e Arsene Wengerit ka vazhduar me formë të mirë duke arritur edhe fitoren e tretë radhazi në kampionatin anglez.

Golat në këtë ndeshje për Topçinjtë u shënuan nga Pierre-Emerick Aubameyang (29′) dhe Danny Welbeck (38′, 81′), ndërsa për Southamptonin shënuan Shane Long (17′) dhe Charlie Austrin (73′).

Lexo po ashtu Arsenali shijon fitoren e tretë radhazi, mposht Southamptonin

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht sulmuesi anglez, Welbeck, i cili pas dy golave të shënuara dhe një asistimi u vlerësua me notë 8.8.

Welveck ia siguroi fitoren me dy gola (Getty Images)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi, i cili u notua me 5.5.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe futbollisti tjetër me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, që pati paraqitje të mirë duke u notuar me 7.7. /Telegrafi/

Arsenal:

Paraqitje të lartë patën edhe Xhaka, Auba dhe Iwobi

Southampton:

Te Southamptoni dështuan Stephans, Joshida e Hoedt
Exit mobile version