Arsenali ka triumfuar 3-2 ndaj Manchester United, në derbin që u luajt në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.
Golat për The Gunners i shënuan Eddie Nketiah me dy dhe Bukayo Saka, ndërsa për Djajtë e Kuq realizuan Marcus Rashford e Lisandro Martinez.
Arsenali ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.95, me Manchester United që u vlerësua me 6.72.
Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte Saka, që u notua me 8.1.
Granit Xhaka pati paraqitje të mirë në derbi, duke dhuruar një asistim, e që u vlerësua me 7.3.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Aaron Ramsadale, që u notua me 5.9.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave sipas Sofascore:
/Telegrafi/