Arsenali ka marrë një fitore të madhe përballë Valencias në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Evropës.
Topçinjtë e panë vetën në disavantazh pas 11 minutave lojë, por në fund arritën të triumfonin 3-1.
Alexandre Lacazette me dy gola si dhe Pierre – Emerick Aubameyang me një tjetër ishin realizuesit për Arsenalin.
Në anën tjetër golin e vetëm dhe të shpresës për ‘Lakuriqët’ e shënoi mbrojtësi Diakhaby.
Pikërisht dy sulmuesit, Lacazette – Aubameyang ishin lojtarët më të vlerësuar në këtë takim, ndërsa pas tyre nota më e lartë shkoi për Granit Xhakën.
Rodrigo Moreno dhe Diakhaby ishin lojtarët më të mirë te Valencia, ndërsa nota më e ulët shkoi për qendërmbrojtësin Garay dhe sulmuesin Guedes. /Telegrafi/