Arsenali ka vazhduar me formë fantastike në Ligën Premier, ku ka mposhtur edhe rivalin lokal Tottenham Hotspur.
Në fakt në derbin e Londrës vendasit i shkaktuar humbjen e parë në këtë kampionat Tottenhamit të Antonio Contes pas fitore 3-1.
Thomas Partey, Gabriel Jesus dhe Granit Xhaka ishin autorët e golave për skuadrën vendase, derisa Harry Kane realizoi për mysafirët.
Mesfushori ganez Thomas Partey ishte lojtari me notën më të lartë në ndeshje, derisa me nota fantastike u vlerësuan edhe Gabriel Jesus, Granit Xhaka e Gabriel Martinelli.
Te Spurs më i vlerësuari ishte Harry Kane, derisa notat më të ulëta shkuan për mbrojtësit Emerson Royal e Cristian Romero. /Telegrafi/