Arsenali është rikthyer te fitoret në Ligën Premier pasi ka mposhtur Burnleyn me rezultat 3-1.
Skuadra e Unai Emeryt ka qenë në epërsi fillimisht të dy golave 2-0, por në fund të ndeshjes vuajtën pasi Burnley ngushtoi epërsinë.
Por goli i nigerianit Alex Iwobi në fund të ndeshjes qetësoi tifozët vendas.
Më i miri në këtë ndeshje për Arsenalin ishte sulmuesi Pierre Emerick Aubameyang që shënoi dy herë dhe mori notën 8,4.
Me paraqitje të mirë u dalluan Alexandre Lacazette dhe Sokratis, ndërsa mesfushori shqiptar Granit Xhaka mori gjithashtu notë të lartë.
Tek mysafirët më i miri në fushë ishte sulmuesi Barnes, ndërsa nota më e ulët shkoi për mesfushorin Hendrick. /Telegrafi/