Arsenali ka fituar me lehtësi 3-0 ndaj Bournemouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të kampionatit anglez, Ligës Premier.
Topçinjtë janë kthyer te fitoret në ndeshje ndaj Bournemouthit, pas dy humbjeve radhazi në kampionat.
Golat në këtë takim për skuadrën e Arsene Wengerit i shënuan Danny Welbeck (6’, 50’) dhe Alexandre Lacazette (27’).
Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje padyshim se ishte Welbeck, i cili u notua me notë 9.0, ndërsa nota më e ulët shkoi për Ryan Fraser që u notua me 5.6.
Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, që u notua me 7.4. /Telegrafi/
Arsenal:
Bournemouth: