Arsenali ka triumfuar 2-1 ndaj Tottenhamit në takimin që u luajt në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier.
Golat për The Gunners i realizuan Martin Odegaard dhe Alexandre Lacazette, derisa për Spurs shënoi Erik Lamela.
Arsenali ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.90, me Tottenhamin që u vlerësua 6.58.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë derbi ishte Odegaard që u notua me 7.8.
Granit Xhaka pati një paraqitje të mirë dhe u vlerësua me 7.3.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte Bukayo Saka që u notua me 6.0.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave: