Arsenali e ka përmbyllur me fitore fazën e grupeve në Ligën e Evropës.
Topçinjtë kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj skuadrës azere Qarabag.
Golin e vetëm për Arsenalin e shënoi reprezentuesi francez, Alexandre Lacazette.
Në këtë takim trajneri i Arsenalit, Unai Emery i kishte pushuar yjet kryesorë të skuadrës.
Nga minuta e parë luajtën talentet e rinj si Martinez, Nketiah, Willock, Niles e Saka.
E besimin e trajnerit e shpërblyen mirë lojtarët e talentuar të cilët patën paraqitje të mirë.
Tek mysafirët nota më e madhe shkoi për portierin Vagner që priti disa raste. /Telegrafi/