Arsenali ka pësuar një humbje poshtëruese nga Manchester City 0-3.
Kësisoj skuadra e Arsene Wenger i ka minimizuar gjasat për të zënë pozitën e katërt që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
Bernardo Silva, David Silva dhe Leroy Sane ishin realizatorët e golave për Cityn në këtë takim.
Dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi u paraqitën në këtë takim dhe luajtën gjatë 90 minutave.
Xhaka kishte notën më të lartë te vendasit (6.9), ndërsa paraqitje solide pati edhe Mustafi (6.0).
Nota më e lartë në këtë takim shkoi për portierin mysafir Ederson (8.8) që priti penalltinë e Aubameyang që ishte lojtari me notën më të ulët (5.6).
Nota tejet të mira në këtë takim patën edhe treshja sulmuese e Cityt, Leroy Sane, Kun Aguero dhe Bernardo Silva. /Telegrafi/