Manchester City e ka mposhtur Arsenalin me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 25-të në Ligën Premier.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Raheem Sterling nga një asistim i Ryad Mahrezit.
Citizens ishin më të mirë në fushë dhe u notuan me 6.97, me Arsenalin që u vlerësua 6.22.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Sterling që u notua me 7.7.
Granit Xhaka pati një paraqitje jo edhe shumë të mirë, duke u vlerësuar me 5.9.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Pierre-Emerick Aubameyang që u notua me 5.8.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/