Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 ndaj Sportingut.
Topçinjtë luanin para tifozëve të tyre por që nuk arritën t’i gëzonin asnjëherë duke mos shënuar gol.
Por edhe ky barazim i ka kryer punë Arsenalit, që matematikisht ka siguruar daljen ne grupi dhe raundin tjetër të Ligës së Evropës.
Paraqitjen më të mirë te Arsenali në këtë takim e kishte mesfushori armen, Henrikh Mkhitaryan.
Me lojë të mirë u dallua edhe uellsiani Aaron Ramsey dhe qendërmbrojtësi Holding.
Granit Xhaka nuk ishte grumbulluar fare për këtë takim, ndërsa shqiptari tjetër Shkodran Mustafi qëndroi në bankën rezervë.
Tek mysafirët më i miri në fushë ishte mbrojtësi Coates dhe portieri Riberio.
Ndeshjen e radhës Arsenali e luan në Ukrainë përballë Vorskla Poltavas, ndërsa Sportingu në Azerbajxhan tek Qarabag. /Telegrafi/