Arsen Zakharyan ka zbuluar se ai ndihet i lehtësuar pasi vendosi që të refuzojë ofertën e Chelseas, pasi që kishte opsione më interesante për të zgjedhur.
Para një viti, Blutë e Londrës filluan kontaktet e para me sulmuesin nga Rusia. Verën e kaluar, ata ishin të gatshëm ta aktivizojnë klauzolën e lirimit të 20-vjeçarit i cili paraprakisht luante për Dinamo Moskën, por invazioni i Rusisë në Ukrainë bëri që marrëveshja të dështonte.
Sipas asaj që raportohej në media, Zakharyan fillimisht do t’i bashkohej ekipit të Strasbourgut ekip ky i cili është po ashtu në pronësi të Todd Boehly, për të lëvizur pastaj në “Stamford Bridge”.
Marrëveshja sidoqoftë dështoi, dhe sulmuesi anësor vendosi që të pranojë ofertën e Real Sociedadit ku me ta nënshkroi një kontratë 6-vjeçare.
Që kur u transferua në La Liga, Zakharyan tregoi se ai kishte diskutime me Chelsean, por nuk ishte i gatshëm për të kaluar në Londrën Veriore.
Në një intervistë për mediat në Spanjë ai u shpreh: “Unë e kuptova këtë gjë kur u bëra lojtar i Sociedadit dhe nënshkrova kontratën. Kur nuk munda të fluturoja për herë të parë, nuk kuptova asgjë. Mendova se mund të dështoja. Nuk kuptoja asgjë rreth të ardhmes sime”.
“Për fat të mirë gjithçka u rregullua, isha shumë, shumë i nervozuar. Për mua më interesante ishte të vija tek Sociedadi se sa tek Chelsea. Ishte një opsion më real, dhe ja ku jam”, ka thënë Zakharyan.
20-vjeçari u bë pjesë e klubit bask pas një kampanje të suksesshme me Dinamo Moskën. Ai pati 89 paraqitje me fanellën e klubit rus në të gjitha garat, ku arriti të kontribuonte me 25 gola e 19 asitime.
Deri më tash ai ka luajtur në dy ndeshje me fanellën e Real Sociedadit, por pa lënë gjurmë akoma. /Telegrafi/