Telegrafi

Arritje historike për Rahovecin, siguron ‘play-offin’

Skuadra basketbollistike e Rahovecit ka fituar në udhëtim te Kerasan Prishitna (74-99) për të siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në ‘play-off’ në edicionin e sivjetmë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Që nga fillimi i sfidës së zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, mysafirët luajtën më mirë se kundërshtari.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për KB RAHOVECI

Pesë pikë më shumë, Rahoveci i shënoi në çerekun e parë të lojës (21:26), ndërsa një pikë më shumë e realizoi në fraksionin e dytë (21:22).

Vizitorët ishin shumë më bindës në dhjetëminutëshin e tretë, në të cilin i shënuan 12 pikë më shumë se Kerasani (20:32).

Dhe me lojën e mirë ‘Vreshtarët’ vazhduan edhe në çerekun e fundit (12:19), për ta konfirmuar fitoren.

Vetëm në sezonin e dytë në Superligë, Rahoveci e ka bërë historinë duke e siguruar pjesëmarrjen në ‘play-off’.

Aktualisht mban vendin e tretë në tabelë, ndërsa pritet të shihet se në cilën pozitë do ta mbyllë renditjen tabelore. /Telegrafi/